SHOWBIZ

Ish bashkëshortja e Dani Alvez në lidhje me Hakimin? Ja çfarë thotë Joana Sanz

Së fundmi në disa tabloide ndërkombëtare u përhapën thashetheme që pretendonin se Achraf Hakimi dhe Joana Sanz ishin takuar në një klub nate në Madrid.

Lajmi është bërë i ditur nga Alexia Rivas në programin Ya es mediodia, i cili ka bërë bujë të madhe, pasi nëse është e vërtetë do ta vendoste Sanzin në një situatë shumë të komplikuar për shkak të paraleleve mes ish-partnerit Dani Alves dhe mbrojtësit të djathtë të PSG-së.

Modelja vendosi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe njëri prej tyre donte të konfirmonte thashethemet e dëgjuara në shtyp nëse ajo ishte në lidhje me Achraf Hakimin, futbollistin e PSG-së i cili aktualisht akuzohet për një përdhunim.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë nuk e kuptoj sëmundjen e këtij vendi. Çfarë mungesë respekti keni. Ju vazhdimisht i kaloni kufijtë. Unë nuk e njoh atë dhe nuk e kam parë kurrë në jetën time”, tha Joana.

Përveç kësaj, ajo u pyet për transferimin në Madrid dhe nëse kishte lidhje me një ultimatum nga familja e Alves, që i kërkoi asaj të nënshkruante një kontratë konfidencialiteti për të qëndruar në shtëpinë që ndante me lojtarin.

“Po e konsideroja për shëndetin tim mendor. Nevoja për të filluar nga e para diku tjetër. Më pas m’u paraqitën mundësi shumë të forta pune dhe vendosa të lëvizja menjëherë”.

Joana paraqiti kërkesë për divorc nga Alves pas skandalit të sulmit seksual dhe tradhtisë. 

Related posts

Dua Lipa me një stil të veçantë dhe e buzëqeshur, mbërrin në Paris për të promovuar albumin e saj “Radical Optimism”

Gjyla Halili

“Neptun Makedonija” – Inteligjenca artificiale për avancimin e shërbimeve dhe shitjeve të saj

admin

Njihuni me karrierën e suksesshme të një prej artistëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit, Kendrick Lamar!

admin

Leave a Comment