SHOWBIZ

Modeli ikonë i “Jeep”, Wrangler do të jetë tërësisht elektrik

Marshimi i kompanisë Jeep drejt elektrifikimit të plotë ka nisur të shpejtojë. Avenger i vogël elektrik sivjet pushton tregun, e do të ndiqet nga Wagoneer S dhe Recon, që pritet të vijnë më vonë gjatë vitit.

Gjithsesi, tani shefi i kompanisë, Christian Meunier, ka konfirmuar se gjenerata e ardhshme Wrangler – ikonës së kompanisë për vetura ‘off-road’ (për terrene jo të zakonshme) – do të jetë jo vetëm tërësisht elektrik, por edhe më e mirë se modeli paraprak në rrugët e përditshme.

Jeepi ka paralajmëruar modelin tërësisht elektrik edhe në të kaluarën, por është hera e parë që kompania ka dhënë detaje publikisht. Duke folur për “Auto-Express”, Meunier ka shpjeguar se modeli i ri do të ketë pesë veçori kyçe: tërheqje, ecje në ujë, manovrim, lëvizshmëri e rrotave dhe distancë të theksuar nga sipërfaqja (lartësi).

Meunier ka thënë se synojnë që veturën e re ta çojnë në nivel tjetër të ngasjes.

Teksa brendi i madh amerikan po lëviz drejt elektrifikimit të plotë, Meunier ka siguruar se adhuruesit e Jeepit do të marrin bateri të fuqishme e cila do të jetë efikase edhe për terrenet jo të zakonshme.

“Gjëja madhështore për elektrifikimin është se e bën Jeepin edhe më të aftë. I jep më shumë fuqi; e bën më të butë dhe më të saktë. Pastaj arkitektura përreth tij, sistemi i frenimit, akset që do t’i përdorim, mund të shfrytëzohen si të dojë shoferi”, ka thënë ai.

Wrangleri i ri pritet të përdorë platformën e kompanisë amë, Stellantis, siç tashmë dihet te Jeep Recon.

Për shkak se Wrangleri i saposhpalosur në New York Times dhe Wagoneer S e Recon të konfirmuar si modele tërësisht elektrike, nuk pritet që Wrangleri i plotë tërësisht elektrik të dalë para vitit 2027.

Related posts

Rita Ora shkëlqen në të kuqe gjatë performancës në “The Voice Australia”

admin

“R333 Limited Edition”, VW pritet të befasojë me një Golf të veçantë

admin

Ftesë në 5/ Alketi vuri duart në kokë, Diola dhe Xhoni: Do shkëmbejmë kontaktet

admin

Leave a Comment