KOSOVË

Ndihem shumë i vogël përballë hartës së ngjyrosur, do shkoj sa më shpejt në Shkodër

Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim me gazetarët pas daljes së rezultateve në disa bashki ku PS siguroi fitoren.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se kjo është një fitore shumë e madhe për tu festuar.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar. Vetë ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo.

E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër për të nisur nga qyteti më i bekur nga zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë. Nuk dua ta harrojë askush se këto ishin zgjedhje vendore, patjetër me dimension politik të imponuar nga hijet e sëshkuarës që tentuan ta tërhiqnin këtë vend mbrapa dhe i shikon këto zgjedhje si aksion revolucionar si përmbysje ndaj qeverisë”, tha Rama.

Banner

Related posts

Escobar të lexojë ç’shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit, s’ka asociacion nëse serbët nuk kthehen në institucione

admin

Duam të hapim kapitullin e parë të negociatave

admin

Kryetari i Gjilanit prezanton projektin e stacionit të autobusëve, i cili kap vlerën e 1 milion eurove

Gjyla Halili

Leave a Comment