SHQIPËRI

Përfundon numërimi në 15 bashki, PS-ja i merr 12, “Bashkë Fitojmë” tri

Përfundon numërimi në 15 bashki të vendit, ndërsa vijon në 46 të tjera.

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tri bashki Pukë, Has, Memaliaj. PS-ja kryeson në 50 bashki, kryesisht qendrat e qarqeve.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

Partia Socialiste mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150.

Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS-së Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike.

Në përfundim të numërimit, në bashkinë Tropojë triumfoi PS-ja me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj mori vetëm 4876 vota./TCh

Related posts

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit serb në 28 vjetorin e masakrës

admin

Top Channel – Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Top Story, Perputhen, Big Brother Albania, Big Brother VIP, Shqiperia Live

admin

Daçiq në tubimin e Vuçiqit: Kurrë nuk do ta japim Kosovën

admin

Leave a Comment