AKTUALE

Escobar: Ne nuk kërkojmë nga opozita ta mbështesë kryeministrin, por rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Ne nuk kërkojmë nga opozita ta mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Kjo është e arsyeshme, mendoj tani për tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik i mbështesin ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mund të ecim përpara në avancimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut, thotë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Eskobari thekson se vendi duhet të ecë përpara sa më shpejtë të jetë e mundur.

Besueshmëria e procesit të zgjerimit, thekson madje Eskobar, varet nga Maqedonia e Veriut.

“Ajo që do të doja të dëgjoja nga opozita është përkushtimi në rrugën e integrimeve euroatlantike. Dhe kjo përfshin shqyrtimin e mënyrave si Maqedonia të arrijë në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare. Do të thoja se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi një vend që ka bërë gjithçka që është e nevojshme për të kaluar në hapin tjetër dhe mendoj se e meriton hapin tjetër. Dhe mendoj se të gjithë, si brenda Bashkimit Evropian ashtu edhe në strukturat politike të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo të ketë sukses”, nënvizon Eskobari.

Ai ka komentuar edhe ndërtimin e autostradave.

“Kemi një dialog me Qeverinë për pohime konkrete dhe mbështetje konkrete që mund të ofrojmë. Mund t’ju them se nga Uashingtoni, shqetësimi ynë më i madh është se korrupsioni është një nga sfidat më të mëdha për mbarë rajonin, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski kanë diskutuar gjatë për këtë në takimin e tyre, mënyrat rreth asaj se si mund të punojmë së bashku për të reduktuar korrupsionin në rajon. Kemi një interes të fuqishëm që të angazhohemi që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon të bëjnë pjesën e tyre për të zvogëluar korrupsionin dhe për të zbatuar sundimin e ligjit. E vetmja gjë që mund të them është se kemi një partneritet të mirë me Maqedoninë e Veriut. Ata po bëjnë reforma dhe ne duhet të vazhdojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim”, thotë Eskobari në intervistën për Zërin e Amerikës.

Related posts

Malsori rikthehet fuqishëm me duetin surprizë “Potpuri” me Liria Dedvukaj

Gjyla Halili

Aggeler: Në listën e zezë do të jenë të gjithë të korruptuarit nga të gjitha partitë

Gjyla Halili

Grubi në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian do të ketë jetëgjatësi politike, synojmë që pas disa viteve të jemi dhe mandatarë për formimin e qeverisë

Gjyla Halili

Leave a Comment