KOSOVË

Do të vazhdojmë avancimin e demokracisë pavarësisht tendencave destabilizuese nga autokratët

Banner

Presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova do të vazhdojë të bëjë qeverisje të mirë pavarësisht tendencave destabilizuese.

“Republika e Kosovës është një dritë shprese dhe burim stabiliteti në një kohë kur orekset për destabilitet, për tension e konflikt janë gjithnjë në rritje në kontinentin tonë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për promovim të qeverisjes së mirë, efektive e gjithëpërfshirëse, dhe avancim të vazhdueshëm të demokracisë pavarësisht sfidave dhe tendencave destabilizuese nga autokratët dhe satelitët e tyre”, tha sot ajo pas takimit me administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Pas takimit me Power, në një konferencë për media Osmani tha se kontributi i USAID-it është shembull i përkushtimit të Amerikës për Kosovën.

“Për më shumë se dy dekada na kanë qëndruar pranë duke mbështetur gratë, rininë, bizneset si dhe kanë ndihmuar përpjekjet tona për ta forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit” u shpreh Osmani.
“Ndërsa nga dje na ndihmuan të bëjmë një hap të sigurtë në rrugën tonë të tranzicionit energjik”, shtoi Osmani.
Më tej e para e vendit tha se ka kënaqësi të veçantë që të pres Poëer pas 24 vjetësh në Kosovë.

“Sot administratorja Power viziton Republikën e Kosovës si udhëheqëse e USAID, 24 vjet pas luftës që ishte si reportere e luftës duke raportuar të vërtetën e popullit tonë” u shpreh Osmani. /21Media

Banner

Related posts

Qeveria e Kosovës po provokon luftë

admin

Kurti po krijon sistem paralel! Për operacione që prekin sigurinë kombëtare angazhon jaranat e tij

admin

Vetëvendosja del me një video të re kundër opozitës, flet për “amnistinë e kriminelëve serbë” para 10 vjetësh

admin

Leave a Comment