SHOWBIZ

Flor Binaj flet për “Skanderbeg”, një film i animuar 3D me hero shqiptar

Ideja e projektit “Skanderbeg”, lindi për faktin se të gjithë fëmijët kanë qejf personazhe, siç është edhe spiderman. Por do ishte shume mire qe te kemi edhe një hero shqiptar qe ata e njohin dhe i frymëzon shumë. Dhe i tillë është pikërisht heroi kombëtar Skënderbeu, i cili do të vijë në një film të animuar 3 D.

Florjan Binaj, i cili është skenarist i këtij projekti, tregoi subjektin e filmit duke thënë se ka lidhje shumë të fortë me florën, faunën dhe mbrojtën e natyrës.

Më tej ai shtoi se në film historia është shqiptare por problemi është botëror.

“Filmin menduam që ta quajmë Skandërbeg dhe superheroi të jetë në fuqitë e Skëndërbeut, të jenë të mëshiruar të dy fëmijë të cilët  kanë një lidhje shumë të fortë me florën dhe faunën, e mbrojnë natyrën  dhe janë dhe kërkimtarë përsa i përket gjërave  të lashtësisë. Filmi fillon që bie një kometë e vogël, e këta shkojnë atje për ta gjetur. E gjejnë e çojnë në shtëpi dhe ia tregojnë gjyshit. Më pas ai tregon se këtë gur e kemi të trashëguar që nga periudha e Skëndërbeut. Është totalisht një histori shqiptare por problemi është botëror, siç është shkatërrimi i lumenjve, i pyjeve., dhe gjithçka që lidhet me qenien tonë si njerëz”- tha ai.

Related posts

Exclusive/ Publikohet videoja e pa transmetuar ndonjëherë e Oltës në dhomën e rrëfimit, zbuloni ç’ka thënë brenda

admin

Ylli i viteve ’60, aktorja dhe modelja Raquel Welch ndërron jetë në moshën 82-vjeçare

admin

Mënyrat më efikase për lënien e duhanit

admin

Leave a Comment