SPORT

Ish-drejtuesi i Milanit: Nëse nuk luan Leao, Interi është më favorit

Ariedo Braida, ish-drejtuesi i njohur i Milanit (1986-2013), shikon Interin si skuadrën favorite për fitimin e derbit.

Dy skuadrat e Milanos rikthehen pas 20 vitesh përballë tyre në gjysmëfinalet e Champions League.

Dueli i parë zhvillohet sonte në mbrëmje në “San Siro”, përballje ku nuk dihet ende nëse do të luajë Rafael Leao, ylli i kuqezinjve.

“Interi është favorit në letër, po. Nëse nuk luan Leao, Interi mund të ketë diçka më shumë.

Portugezi është i rëndësishëm, ai është jetik për Milanin. Leao është një nga ata futbollistë që vendos ndeshjet.

Shpresoj që Milanit të mos i mungojë shpirti i duhur, atë që të bën të luftosh dhe ëndërrosh”, deklaroi Braida.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Spanja apo Italia? – Kreu

admin

Zbulohet mesazhi që Xavi u dërgoi lojtarëve të tij pas humbjes nga Almeria

admin

Arteta ndihet krenar që e kthen Arsenalin në Ligën e Kampionëve

admin

Leave a Comment