SHQIPËRI

Arrestohet serbi që përplasi për vdekje turisten në Shqipëri

Policia në Shqipëri ka arrestuar serbin e identifikuar si S.M pasi përplasi makinën që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila për fat të keq humbi jetën.

Aksidenti ndodhi dje në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ku kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase. /euronews.al

Banner

Related posts

E ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren në vendin e punës, arrestohet ish-inspektori i tatimeve

admin

Aksidenti tragjik në Tepelenë, këta janë katër viktimat – dalin detaje të reja

Gjyla Halili

Babë e bir nga Kosova tentuan ta kalojnë kufirin me 28 mijë euro të padeklaruara, policia ia sekuestron

admin

Leave a Comment