SPORT

Lewa: Triumfi i Dortmund s’do të ishte një gjë e mirë

Banner

E tashmja quhet Barcelona, ​​por në zemrën e Robert Lewandowskit mund të ketë vetëm një hapësirë ​​për Bayern Munich.

Gjatë ndarjes së çmimeve Laureus, qendërsulmuesi polak pati rastin të fliste për Blaugranat por edhe për klubin bavarez dhe sezonin e përjetuar nga ish-skuadra e tij.

Qendërsulmuesi tha se ishte i lumtur dhe i etur për të fituar La Liga-n me katalanasit, duke e cilësuar si një “titull shumë i rëndësishëm për klubin”. Gjithashtu, ai ka folur edhe për ish-klubin e tij.

“Lufta në Bundesliga mes Borussia dhe Bayern? Nëse njëra skuadër gabon tani, tjetra do të bëhet kampione e Gjermanisë. Por unë mendoj se Bayern-i është në rrugën e duhur.

“Sigurisht, në javët e fundit janë marrë shumë vendime që mund të kenë ndikuar tek ekipi.

Por situata është sigurisht interesante për të gjithë kampionatin, por mendoj se Bayern është pak përpara.

“Kam dëgjuar shumë njerëz në Europë duke thënë se do të ishte më mirë për Bundesliga-n nëse Borussia Dortmund do ta fitonte kampionatin.

Lewa: Triumfi i Dortmund s’do të ishte një gjë e mirëPor unë jam gjithmonë për Bayern-in dhe do të shpresoj që ta fitojnë titullin dhe të dëshmojnë se janë më të mirët.

“Tre javët e fundit të kampionatit do të jenë shumë emocionuese”, ka thënë Lewandowski për Ran.de.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Shkëndija e “shkel” Vardarin, vetëm barazim për Shkupin dhe Strugën

Gjyla Halili

Kreu i FFK-së priti futbollisten me famë botërore

admin

Mayweather sfidohet nga ish-kampioni – SHQIP.com

admin

Leave a Comment