SHQIPËRI

E pazakontë: Ambasada ruse në Shkup feston fitoren kundër Ukrainës, pjesë e festës diplomatë serbë e kinezë

Ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut festoi sot në Shkup atë që ata e quajtën Ditën e Fitores.

Në fjalimin e tij luftë-nxitës, ambasadori rus Sergey Bazdnikin deklaroi se ushtria ruse do të sjellë rend në Ukrainë, shkruan Insajderi.org

“Ushtria ruse do të sjellë rend në Ukrainë në të cilën ai thotë se sundojnë nazistët dhe se perëndimi po i mbron ata”, ka deklaruar ai para personave prezent.

Fjalimi i tij ishte propagandë e luftës e hapur e cila është në kundërshtim me standardet diplomatike.

Kësaj ceremonie luftë-nxitëse iu bashkuan diplomatë nga Kina dhe Serbia, si dhe disa dhjetëra politikanë vendas të krahut të djathtë pro-Kremlinit.

Në pamjet që janë ngarkuar nga shoqëria civile maqedonase, janë përfshirë fotografi të shkatërrimit të Ukrainës dhe krimit në njerëz nga Rusia. /Insajderi.org/

Banner

Related posts

Zbulohet kush “porositi” vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ja si mbahej nën vëzhgim viktima

admin

“Ballkani i Hapur mbahet në Mal të Zi në qershor”/ Rama-Abazoviçit: Keni rroga më të larta nuk jua paguajmë ne urën

admin

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit serb në 28 vjetorin e masakrës

admin

Leave a Comment