KOSOVË

Protesta pas vrasjeve masive në Serbi, Vuçiq thotë se nuk tërhiqet para turmës

Mijëra serbë janë ngritur në protestë kundër dhunës me armë në kryeqytetin Beograd dhe një qytet tjetër pas dy sulmeve me armë javën e kaluar që lanë të vdekur 17 persona, duke përfshirë tetë fëmijë në një shkollë fillore.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe duan që, gazetat dhe stacionet televizive që ata thonë se promovojnë dhunën, të mbyllen. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe.

Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit me pankarta, ku shkruhej “Serbia kundër dhunës”, “Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”, raporton BBC.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Aleksandër Vuçiq i cili dënoi protestat dhe akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Ai tha se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.

Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës… Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha ai.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2026.

Related posts

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Gjyla Halili

E quajti Kurtin “Gauleiter”, Vuçiq kritikohet për fjalor të stilit nazist dhe atij rus

admin

Sveçla tha se është kundër planeve shovniniste të Serbisë, reagon Petkoviq

admin

Leave a Comment