SHQIPËRI

Rreziku për një tragjedi tjetër, Serbia merr një vendim të papritur

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, Zheljko Bërkiq, tha se që nga mëngjesi i sotëm është shtuar prania e policëve në 1800 shkollat, aq sa janë, në Serbi.

“Prania e tyre do të jetë në radhë të parë në momentin e fillimit të mësimit dhe pas përfundimit të mësimit, ku me praninë e tyre do të veprojnë në mënyrë parandaluese, duke ngjallur besimin tek nxënësit dhe prindërit se ka përfaqësues të shtetit që do t’i mbrojë”, tha Bërkiq për Radio Televizionin e Serbisë, përcjell Gazeta Insajderi.

Brkiq tha se kjo masë do të mbetet në fuqi edhe në ditët në vijim.

Kjo masë erdhi pas tragjedisë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës 13-vjeçar vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje. Siç raportojnë mediat serbe, në këtë shkollë sot gjenden katër policë. /Insajderi.org/

Related posts

Mbi 800 orë shtrirë, 23 vjeçarja thyen rekordet e konkursit të dembelizmit në Malin e Zi

admin

​Vuçiq: Përfaqësuesit e Brukselit gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër

admin

“S’ke për ta marrë banesën”- Fjalët e fundit të ndërtuesit që mbeti i vdekur pas sherrit me grushte

admin

Leave a Comment