AKTUALE

Izet Mexhiti viziton panairin e Librit: Të mburremi për librat e shkruara, të krenohemi me faqet e lexuara

Udhëheqësi i fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti, bashkë me drejtues të shkollave të Çairit, kryetarin Visar Ganiu dhe disa të rinj, ka vizituar Panairin e Librit në Shkup.

Ai ka vlerësuar lartë librin dhe leximin, duke deklaruar “Nuk ka zhvillim shoqëror nëse leximi, dituria dhe arsimi nuk janë komponentët e shtyllës së asaj që po e ndërtojmë, andaj librat duhet vlerësuar si mjete të shenjta për ardhmërinë e shëndoshë”.

Postimi i plotë:

Baza e shoqërisë është e fortë po aq sa populli i atij vendi është i arsimuar!
Me të rinjtë pranë fraksionit të BDI-së, kryetarin e Çairit Visarin si dhe me drejtorë dhe nëpunës të shkollave fillore të Çairit, sot ishim për vizitë në Panairin e Librit që mbahet në Shkup.
Nuk ka zhvillim shoqëror nëse leximi, dituria dhe arsimi nuk janë komponentët e shtyllës së asaj që po e ndërtojmë, andaj librat duhet vlerësuar si mjete të shenjta për ardhmërinë e shëndoshë.
Le të mburremi edhe për librat që janë shkruar, le të krenohemi me faqet që kemi lexuar. Kështu do të ngjitemi në perspektiva të larta zhvillimore të shkallores së diturisë.
Ju ftojmë në reforma pozitive, duke e ngritur vlerën e librit aty ku e ka vendin, duke kontribuar në arsim të shëndoshë për një të ardhme të ndritur!

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: “Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, me keksa! Hristijan mos nis BELA dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet buza tomël”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Vazhdimi i rrugës europiane është prioritet absolut për mua

Gjyla Halili

Stoltenberg: NATO mbështet Maqedoninë e Veriut për tu përballur me kërcënimet hibride dhe kibernetike

admin

Leave a Comment