KOSOVË

Reagime të shumta në Serbi, shefi i Repartit të Psikiatrisë në Leskovac publikoi foto me armë

Fotot që kreu i Klinikës së Psikiatrisë së Leskovac, Goran Tojaga i ka publikuar në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm kanë ngjallur reagime në Serbi, transmeton Nova.rs.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, ka urdhëruar drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Leskovcit të marrë masa të menjëhershme për shkak të fotove të mjekut dhe shefit të Repartit të Psikiatrisë.

“Të hënën do të bisedoj me doktorin. Është e vërtetë që ministri Grujiçiq më ka telefonuar para disa orësh. Të hënën do të vendosim se çfarë të bëjmë dhe si të veprohet”, ka thënë për mediat në Beograd, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Leskovc, Nebojsha Dimitrijeviç.

Dimitrijevic thekson se Tojaga është një nga specialistët më të mirë në Leskoc dhe një mjek shumë i përkushtuar.

Related posts

Greqia po përballet me të nxehtin më të madh në 50 vitet e fundit

admin

TI: Shqipëria pa përmirësim, vetëm 1 pikë rritje në indeksin e korrupsionit

admin

Bekim Jashari thotë tri vite para se të ndodhte, e kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit: Kam qarë pa pushim

Gjyla Halili

Leave a Comment