SHQIPËRI

Nëna braktis foshnjën shpallet në kërkim 22-vjeçarja

Një foshnje është braktisur në plazhin e Golemit nga një nënë 22-vjeçare, e cila është shpallur në kërkim.

E reja me iniciale D. S. ditën e djeshme ka braktisur foshnjën, e cila është në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj. Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Banner

Related posts

Portali i fermerit, Rama: Informacion dhe lehtësim i procedurave të mbështetjes së fermerëve

admin

“Pse më sheh”- Si nisi konflikti që çoi në vrasjen e vëllezërve Gosa në Kavajë

admin

Vuçiq nesër në Bruksel për takimin me Sekretarin e NATO-s

admin

Leave a Comment