SHOWBIZ

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kurorëzuar fitues i edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga banorët i cili u fut në nisje të kësaj aventure më datë 24 dhjetor 2022 dhe qëndroi plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përgjatë gjithë këtij spektakli, ai u shqua si një fenomen më vete i këtij edicioni, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në rrjetet sociale.

Luizi ka qenë ndër personazhet më të përfolur të BBVA që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ai njohu edhe dashurinë e jetës së tij, moderatoren Kiara Tito me të cilën edhe u kurorëzua në natën finale.

Banner

Related posts

Metoda për t’u bërë i famshëm në Facebook dhe Instagram

admin

Droni i Kiarës për Luizin sjell tone të larta, i ftuari në “Ftesë në 5”: Është shpërlarje me publikun

admin

“Ejani se jua jap unë lekët e drogës”/ Të ikësh nga vendi trend? Donaldi: Të rinjtë s’duan të punojnë!

admin

Leave a Comment