KOSOVË

Mali i Zi shpall ditë zie për të vrarët në Serbi

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë 7 majin ditë zie, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Serbi.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Një 13-vjeçar vrau ditë më parë tetë nxënës dhe një rojë të shkollës në Beograd, ndërsa në një sulm tjetër në Mladenovac u vranë edhe tetë persona të tjerë./21Media

Banner

Related posts

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

admin

Qëndrojmë me SHBA-në dhe BE-në/ Për shtensionimin e situatës në Veri, duhet të largohen bandat kriminale

admin

Vdes një foshnje në Greqi, babai e kishte harruar në automjet

admin

Leave a Comment