Ky është vendi nga i cili është nisur vrasësi 21 vjeçar. Ai mbrëmë ka vrarë 8, ndërsa ka lënduar 14 persona. Paraditen e sotme është arrestuar në Kraguevac. Sulmuesi me armë automatike ka shtënë ndaj banorëve të disa fshatrave në komunën e Mlladenovacit. Është arrestuar edhe gjyshi i të dyshuarit me të cilin është fshehur. Pas meje është vrarë një nëpunës i ri policor dhe motra e tij, ndërsa në daljen e fshatit të njëjtë edhe 5 persona, dhe ka vazhduar ndaj fshatrave tjerë. Ja çka tha njëri prej banorëve me të cilin biseduam.
“Fëmijët erdhën këtu që të festojnë lindjen e fëmijës të një shoku. Këtu mblidhen tek këndi i fëmijëve, te përmendorja dhe mbrëmë kanë ardhur që të festojë. Kanë qenë rreth 15. Në një moment, nipi im ka telefonuar djalin tim dhe i ka thënë babi eja më merr se po vdes. A mund ta paramendoni… ka 50 metra ndërmjet shtëpive…Eja këtu është masakër. Kur erdha, asnjë nuk ishte në këmbë, të gjithë ishin të shtrirë në tokë. 4 vdiqën në vendin e ngjarjes, nuk e di sa janë të lënduar”, pohoi Dobrica Iliq, banor.
Serbia u thellua në pikëllim të mërkurën kur në shkollë një adoleshent vrau 8 nxënës si dhe sigurimin e shkollës. Që sot, tre ditët në vijim janë ditë zie.
Ministria e shëndetësisë apeloi deri te qytetarët se nevojiten dhurues të gjakut për të lënduarit me armë në Mlladenovac. Siç theksojnë nga Ministria, nevojiten gjak nga të gjithë grupet e gjakut. Jovica Paunoski, TV21, Dubona, Serbi.