AKTUALE

Çdo i treti në depresion!

Gjatë pandemisë Kovid-19, adoleshentët janë përballur me ndërprerje dramatike të rutinave të tyre të zakonshme ditore dhe me sfida më të mëdha lidhur me shëndetin mendor në krahasim me të rriturit. Studimet konfirmojnë se izolimi i gjatë social, mbyllja e shkollave, ndërprerja e rutinave të gjata, pasiguria, kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien e anëtarëve të ngushtë dhe njerëzve të afërt, patën ndikim të madh mbi shëndetin mendor të adoleshentëve. Si pasojë e kësaj, është rritur edhe ndjenja e tyre e depresionit dhe ankthit. Kjo u potencua në konferencën “Shëndeti mendor i prekë të gjithë”, që u mbajt në Shkup, ku u prezentuan reazultatet e hulumtimeve të bëra për shëndetin mendor.

Çdo i treti adoleshent ka deklaruar se ka simptoma të depresionit. Dyzet e dy për qind e adoleshentëve kanë paraqitur se kanë përjetuar simptoma mesatare deri në serioze të ankthit. Edhe krahas kësaj, më shumë se gjysma e të anketuarve që kanë deklaruar se kanë nevojë për shërbime për shëndetin mendor, nuk kanë kërkuar shërbime të tilla. Në hulumtim thuhet se është shumë më e madhe mundësia që vajzat të paraqesin simptoma depresioni në krahasim me djemtë, madje gjashtë herë më shumë. Studimet tregojnë edhe se mbi 54 për qind e nënave të reja, që kanë paraqitur simptoma serioze depresioni, nuk arrijnë të realizojnë lidhje emocionale me foshnjën që është faktori kryesor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, por, gjithashtu edhe për shëndetin mendor dhe mirëqenien e nënës.

Në konferencën e sotme, UNICEF-i, së bashku me aktorët kryesorë dhe partnerët e vendit, hapi diskutim për përforcimin sistemor të mbështetjes së shëndetit mendor të fëmijëve dhe familjeve të tyre, me theks të veçantë në rritjen e investimeve në shërbimet për shëndetin mendor dhe mbështetjen psiko-fizike, qasjen përkatëse ndaj shëndetit mendor në shkolla dhe në bashkësi dhe ndryshimin e diskursit publik për t’u ulur stigma lidhur me shëndetin mendor.

UNICEF-i i prezantoi rezultatet kryesore të programeve për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke i përfshirë edhe konkluzionet kryesore të të dyja hulumtimeve për shëndetin mendor, të parët të këtij lloji në vend, që u zbatuan me mbështetjen financiare të USAID-it dhe në partneritet me Klinikën Universitare për Psikiatri gjatë vitit të tretë të pandemisë me Kovid-19 nga mesi i vitit 2022. Aspekt i rëndësishëm i mbështetjes së UNICEF-it për shëndetin mendor është fëmijët të mësojnë në shkolla që sigurojnë mjedis të sigurt dhe të mbrojtur pa dhunë. Në këtë kontekst, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it ka punuar me Byronë për Zhvillimin e Arsimit për t’iu ofruar mundësi shkollave të promovojnë shëndet mendor pozitiv dhe mirëqenie, për ta përforcuar rezistencën dhe të ndërtojnë aftësi jetësore tek nxënësit, të luftojnë kundër stigmës dhe ta përforcojnë qasjen në shërbime për mbështetjen e shëndetit mendor. Si një prej hapave të ardhshme pas konferencës për shëndet mendor, UNICEF-i do të vazhdojë me mbështetjen e zhvillimit të Strategjisë nacionale për shëndet mendor me fokus në katër fushat që kërkojnë bashkëpunim midis-sektorial.

Related posts

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Gjyla Halili

Qeveria: Koalicioni është i qëndrueshëm, është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara

admin

Politikologu Vilson Junçaj:Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip

admin

Leave a Comment