KOSOVË

Viktima të një dhune të pakuptimtë

Banner

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të tragjedisë së djeshme (3 maj) në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd.

“Mendimet tona janë me popullin e Serbisë. Ne bashkohemi me të tjerët në mbarë botën për të dërguar ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave të pafajshme të dhunës së pakuptimtë”, shkruan Blinken në Twitter.

Ditën e djeshme tetë fëmijë dhe një roje sigurie u vranë, pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën në masakrën e ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ngjarje për të cilin policia arrestoi si autor një 14 vjeçar nxënës të kësaj shkolle.

Por 14-vjeçari Kosta Keçmanoviç nuk do të ndiqet penalisht për të moshës së tij.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, bëhet e ditur se në bazë të Ligjit për të Mitur, ligji penal nuk e ndëshkon autorin pasi ai nuk e ka kaluar moshën 14 vjeç.

Ndërkohë qeveria e Serbisë ka shpallur 3 ditë zie kombëtare, duke nisur nga datat 5-7 maj, në nder të viktimave.

Banner

Related posts

Vuçiq zhvillon bisedë telefonike me Chollet, thotë se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit

admin

Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë

admin

Besoj se nuk e ka harruar Kanunin, as hasmi nuk nxirret nga shtëpia pa mbaruar fjalën

admin

Leave a Comment