AKTUALE

Izet Mexhiti falënderon qytetarët e Shipkovicës për përkrahjen, mikpritjen dhe respektin

Udhëheqësi i Fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti, me bashkëpunëtorë qëndroi në Shipkovicë, ku diskutoi për çështjet aktuale e politike.

Mexhiti ka theksuar se “vëllezërit tonë nga Shipkovica i informuam detajisht për veprimet dhe arsyet e funksionimit tonë si Fraksion brenda BDI-së, nga ku morrëm mbështetje të fuqishme për rrugetimin tonë të drejtë”.

Postimi i plotë:

Sonte, bashkë me bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë të fraksionit brenda BDI-së ishim në Malësinë e Tetovës, në fshatin Shipkovicë.
Ne do të jemi në çdo vendbanim për t’ju dëgjuar, për të bashkëbiseduar, për të diskutuar hallet tona të përditshme.
Vëllezërit tonë nga Shipkovica i informuam detajisht për veprimet dhe arsyet e funksionimit tonë si Fraksion brenda BDI-së, nga ku morrëm mbështetje të fuqishme për rrugetimin tonë të drejtë.
Ju faleminderit nga zemra për gjithë përkrahjen, mikpritjen dhe respektin!

Banner

Related posts

Akademi përkujtimore kushtuar 5 Majit, Dita e Dëshmorëve të Kombit

Gjyla Halili

Gjesti i Ambasadës së Shqipërisë: Nxënësit e Butelit në radhë të parë në pritjen për 28 Nëntorin

Gjyla Halili

Maqedonia kundër agresionit rus, Ministri Lloga: Ëndrra për një Ukrainë moderne jeton

Gjyla Halili

Leave a Comment