Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 32 të këtij sezoni.
Të tri ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00, ku spikat ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit, raporton KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Malisheva, e cila e pret në stadiumin “Liman Gegaj” skuadrën e Trepçës ’89.
Ndërkaq, përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Ferizaj dhe Drenicës, ku kjo e fundit veçse është afër rënies nga elita e futbollit kosovar, ndërsa Ferizaj synon fitoren që të vazhdojë luftën për mbijetesë në Superligë.
Programin e plotë e gjeni më poshtë.
15:00 Ferizaj – Drenica
15:00 Gjilani – Dukagjini
15:00 Malisheva – Trepça ‘89
/BotaSot/