KOSOVË

Tragjedi në Serbi! 14-vjeçari vrau 8 bashkënxënës dhe rojën e shkollës

Një nxënës 14 vjeçar i klasës së shtatë në një shkollë fillore në Serbi këtë mëngjes me pistoletë ka qëlluar 8 bashkënxënës dhe rojtarin e shkollës i cili është përpjekur ta pengojë tragjedinë. Mësuesja e historisë dhe 6 nxënës të tjerë janë lënduar dhe hospitalizuar.

“Një fëmijë është qëlluar në këmbë. Një vajzë është lënduar, mendoj edhe dy fëmijë të tjerë. Ishte e tmerrshme. Unë isha poshtë. Ne kishim orë të edukimit fizik. Dëgjova të shtëna. Të shtënat ishin të pandërprera. Por nuk mund të dish se çfarë po ndodh. Pastaj mësova përmes sms. Disa fëmijë na thirrën dhe kishim shumë frikë”, deklaroi një dëshmitar okular.

Tragjedia ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 8. Prindër dëshmojnë për incidentin por edhe për kontaktet e para me fëmijët e tyre.

“Fëmija im përjetoi…Nuk mund të paramendoni çfarë…Ajo ka shikuar se si qëllon dhe se si bien…Ajo duke ikur ka menduar se fëmija me pistoletën vrapon pas saj. Ajo përjetoi tronditje shumë të madhe. Ende është nën adrenalin”, tha një prind.

Kostan, i lindur në vitin 2009, policia menjëherë e ka arrestuar në oborrin e shkollës. Ai është i dyshuar për vrasjen e gjithsej 9 personave.

“Po, ishim në klasën e njëjtë, por prej këtij gjysmëvjetori e ndryshova klasën, por në gjysmëvjetorin e parë ishim bashkë. Ai ishte i qetë, me nota të shkëlqyeshme dhe i edukuar. Por nuk dija shumë për të për shkak se ishte tip introvert. Askush nuk ka pritur se mund të ndodhë një gjë e tillë”, theksoi bashkënxënësja.

6 nxënës dhe mësuesja janë hospitalizuar me lëndime të rënda në ekstremitetet e poshtme.

Related posts

Rast i rëndë! “Kosovarja e përvëloi vajzën e s’e dërgoi te mjeku, i vdiq pas 12 ditësh”

admin

Arrestohen tre fëmijë në Novi Sad, publikuan fotografi kërcënuese me armë

admin

U dhunua dhe u mbajt peng 1 javë, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren

admin

Leave a Comment