SHQIPËRI

Shkodër- Vret kushëririn për qiranë e shtëpisë

Shkodra ka përjetuar një tjetër vrasje mesditën e kësaj të marte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, ku brenda banesës së tij është gjetur i vrarë me armë zjarri 51-vjeçari, Petrit Vuksani.

Ky i fundit kishte vetëm një muaj që ishte kthyer në vendlindje, pasi ishte emigrant në Angli. Policia u lajmërua nga qytetarët e zonës, të cilët dëgjuan breshëri automatiku dhe kanë raportuar se kishin parë një person që kishte dalë nga banesa me nxitim pas krismave.

Policia e shkuar në vendngjarje, ka arritur që brenda pak minutash të identifikojë autorin e dyshuar të këtij krimi i cili mendohet që është kushëri më viktimën. I identifikuari që është shpallur në kërkim është Lek Vuksani dhe informacionet policore thonë që rrinte me qira në banesën e viktimës.

Ky i fundit, sipas të dhënave paraprake mendohet se ka shkuar për t’i kërkuar lekët e qirasë Lek Vuksanit dhe atje mund të kenë konsumuar ndonjë debat si pasojë e të cilit Lek Vuksani e ka qëlluar me automatik Pterit Vuksanin duke e lënë të vdekur.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përkapjen e të dyshuarit, ndërsa ngjarja mendohet se për çështje orësh pritet të zbardhet plotësisht.  

Related posts

Qeveria shqiptare miraton projektligjin për kanabisin mjekësor

admin

1 në 8 shqiptarë me probleme në veshka

admin

Prezantohet lista e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj: Fitojmë 40 mandate, i ftoj qytetarët të shohin kush punon për ta

admin

Leave a Comment