AKTUALE

HASAN PRISHTINA ËSHTË ADN -ja JONË SHPIRTËRORE E KOMBËTARE!

Prof.Dr. Skender ASANI

Në vend që rektori të shpalostë manifestime për Hasan Prishtinën, del me një ide të çoroditur për ta ndërruar emrin e Universitetit të Prishtinës. Emri i Hasan Prishtinës nuk personifikon vetëm një figurë të përveçme, por parasëgjithash determinon një filozofi politike e cila shërbeu si frymëzim për breza të tërë veprimtarësh e patriotësh shqiptarë.

Në kohën kur gjithë bota shqiptare sivjet kremton 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin vdekjes së Hasan Prishtinës, vjen një iniciativë absurde e rektoratit të Universitetit të Prishtinës për t’ia hequr emrin “Hasan Prishtina” këtij universiteti. Kjo iniciativë do të konisedorohej naive, pot ë mos kishte brenda djallëzi, sepse synon të godas në shtyllat e kujtesës sonë kombëtare, duke shlyer nga shiriti i memories emrat e lavdishëm të historisë sonë kombëtare, siç ishte edhe Hasan Prishtina, roli dhe kontributi i të cilit ishte jetik në përgatitjen e platformës së Pavarësisë sonë kombëtare.
Propozuesit për ndryshimin emrit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u ballafaquan me një protestë intelektuale nga shumë pjesë të hapësirës sonë kombëtare dhe emërues i përbashkët i kësaj proteste ishte kundërshtimi ndaj çdo iniciative që Kosovës ia heq atributet e rrugëtimit historik-kombëtar.
Emri i Hasan Prishtinës nuk personifikon vetëm një figurë të përveçme, por parasëgjithash determinon një filozofi politike e cila shërbeu si frymëzim për breza të tërë veprimtarësh e patriotësh shqiptarë, që nga luftërat kaçake e deri te lufta e fundit e lavdishme UÇK-së, e cila solli edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Jemi me fat që jetojmë në kohë e kësaj gjenerate çlirimtarësh që ndoqi rrugën e Hasan Prishtinës, prandaj na duken anakronike dhe antihistorike iniciativat që zhvendosin në mënyrë të dhunshme realitetet politike, duke e zëvendësuar kauzën kombëtare për shtendërtim të Hasan Prishtinës me ide shterpe e kosmopolite që nuk kanë kurrfarë perspektive në truallin tonë.
Është një moment që udhëheqësi e Universitetit të Prishtinës duhej të sillej ndryshe, kur jemi në prag të 90 vjetorit të vdekjes dhe 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës. Kryeministrin e Kosovës e paralajmërojmë se do të ketë manifestime që nga Kukësi e në mbarë trojet shqiptare. Në 150 vjetorin e lindjes së tij, në Shkup dhe gjithë Maqedoninë e Veriut do ketë manifestime ku do të përurohet edhe bulevardi në Shkup me emrin e Hasan Prishtinës. Në vend që rektori të shpalostë manifestime për Hasan Prishtinën, del me një ide të çoroditur për ta ndërruar emrin e Universitetit të Prishtinës. Hasan Prishtina nuk reshti për Kosovën dhe gjithë çështjen shqiptare. Pas vdekjes së tij, u vazhdua fryma e tij. Një propozim i tillë e shlyen historinë dhe Hasan Prishtina është shtylla kryesore e çështjes sonë kombëtare.
Hasan Prishtina është ADN ja jonë shpirtërore e kombëtare!

Prishtinë, 02. 05. 2023

Related posts

Task forse – Grupi punues ndërinstitucional për realizim efikas të projekteve energjetike

Gjyla Halili

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Gjyla Halili

Grupi qytetar “Lista për ndryshime” tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe jep përkrahje Forumit Shqiptar

admin

Leave a Comment