Gjithnjë e më i madh është numri i fëmijëve, të cilët përballen me pengesa në zhvillim. Në vend gjithnjë e më shumë kërkojnë ndihmë prindërit e fëmijëve me probleme në të folur dhe zhvillimit të komunikimit, por edhe me probleme të interaksionit social, si dhe koncentrimit. Ekspertët thonë se në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë faktorë të ndryshim, si:- gjenetika, karakteristikat personale, por edhe mjedisi në të cilin fëmija rritet si dhe shfrytëzimi jo adekuat i teknologjisë dhe qëndrimi i gjatë para ekraneve që nga mosha shumë e vogël.
“Tabletët atyre do iu ofrojë shumë ngjyra, shumë zëra. Do t’i stimulojë dhe me telefon në dorë mund të qëndrojnë me orë të tëra. Shumë shpesh ndodhë që fëmijët të mos dinë të vejnë kontakt social, gjegjësisht mos të dinë të shoqërohen.”, tha Simona Trajkovska, defektologe.
Trajkovska thotë se nuk është kundër shfrytëzimit të teknologjisë, shfrytëzimi i së cilës mund të jetë edhe i dobishëm. Megjithatë prindërit patjetër duhet të kenë nën kontroll kohën, të cilën fëmijët e kalojnë para ekraneve.
“Po që se fëmija shikon në telefon, përmbajtja duhet të jetë në gjuhën amtare. Të gjithë jemi rritur me filma vizatimorë. Të gjithë kemi shikuar filma vizatimor, gjithsesi se ajo është e lejuar. Ajo duhet të jetë në një kohë të kufizuar dhe të jetë në gjuhën amtare ashtu që prindëri ta shpjegojë përmbajtjen e tij. Për shembull, çfarë ndodhë në vet filmin vizatimor të ketë shkak dhe pasojë dhe jo vetëm të kalojnë disa fotografi të cilat fëmija nuk i kupton.”, tha Trajkovska.
Ekspertët apelojnë që qëndrimi apo shikimi në ekran të zëvendësohet me doracakë të ndryshëm të ilustruar me fotografi dhe me lexim të tregimeve për fëmijë.