AKTUALE

Rexhepi: Korridori 8 katalizator për zhvillimin rajonal dhe prosperitetin e vendit

Sot në komunën e Gostivarit, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje Rexhepi së bashku me Kryeministrin Xhaferi, ministrin Boçvarski dhe drejtorin Rustemi inspektuan punimet në Korridorin 8 dhe në rrugën lokale nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debresh.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si përgjegjëse për politikat infrastrukturore, i jep rëndësi të veçantë realizimit të projektit për Korridorin 8 tha Rexhepi.

Sot së bashku me Kryeministrin Talat Xhaferi, ministrin Boçvarski dhe drejtorin Rustemi jemi në inspektim të punimeve në projektin më të madh infrastrukturor në vend, koridorin 8.

Gjithashtu ishim edhe në fillimin e punimeve për rekonstruimin e rrugës lokale nga fshati Zdunjë deri në fshatin Debresh.

Ky projekt me gjatësi prej 1.26 km dhe vlerë afër 18 milion denarë jo vetëm që siguron transport më të sigurt dhe më efikas rrit edhe cilësinë e jetesës për banorët e këtyre vendbanimeve, shtoi Rexhepi.

Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve, jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të realizuar potencialin e plotë të Korridorit 8 si një katalizator për zhvillimin rajonal dhe prosperitetin e vendit, theksoi Rexhepi.

Nëpërmjet qeverisjes së shëndoshë, planifikimit strategjik, jemi të sigurt në aftësinë tonë për të ofruar përfitime të prekshme për qytetarët tanë dhe për të lënë gjurmë pozitive për brezat që vijnë përfundoi zëvendës ministri Bekim Rexhepi.

Banner

Related posts

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Mickoski thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve ndëretnike. Ndërkohë në Kisela Vodë shfaqet afishe nacionaliste

Gjyla Halili

Skender Rexhepi-Zejdi nga tubimi në Shuto Orizare: Jemi gati për fitoren e madhe të Frontit Europian

Gjyla Halili