SHQIPËRI

Mercedes Benz bie nga “froni”, Volkswagen merr primatin në Shqipëri

“Volkswagen” është bërë makina më e preferuar e shqiptarëve. Janë të dhënat e Institutit të Statistikave që nxjerr në pah se kjo markë po blihet gjithmonë e më shumë, duke lënë pas “Mercedez Benzin”.

Vetëm në 3 muajt e parë të vitin 2023, fondi i autoveturave në vendin tonë është rritur me 8%. Në Shqipëri janë regjistruar 14.460 mjete të reja që u përkasin 276 markave.

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve të reja rrugore me 20,4%, e ndjekur nga marka “Mercedez Benz” me 16,3%.

Kryeqyteti mban vendin e parë për numrin e mjeteve të reja të regjistruara në 3 muajt e parë të vitit, pasuar nga Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.

Por më pak mjetë të reja janë regjistruar në Dibër, Gjirokastër dhe Kukës.

Në kategorinë e mjeteve të reja rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej e zënë “Autoveturat” (83,5%) dhe “Motor” zënë (6,8%).

Related posts

Rama takon kryeministrin e Anglisë/ Biseda mes dy kryeministrave për emigrantët, sigurinë dhe ekonominë

admin

McGonigal, Rama do flasë më 2 mars! Socialistët rrëzuan kërkesën e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës

admin

Tensionohet situata në Himarë, Fredi Beleri përmbys rezultatin në kutitë e fundit

admin

Leave a Comment