SPORT

Isak Lazami: ARS me 120 mijë euro rinovon stadiumin e KF Arsimi

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport në Maqedoninë e Veriut, Isak Lazami, sot ishte për vizitë në Çegran të Gostivarit, ku kanë filluar punimet e rekonstruksionit të stadiumit të Çegranit, ku luan KF Arsimi.

Ky investim i Agjencisë për Rini dhe Sport garanton zhvillimin e infrastrukturës së sportit dhe rekreacionit, si dëshmi e pa kontestueshme që agjencia investon në hapësirat urbane dhe rurale për të rritur standardin e sportit në vend.

Ky projekt kapital për sportin në vend ka një vlerë prej 7.000.000 denarësh, ku investitori është Agjencia për Rini dhe Sport.

Në fjalën e tij, zëvendësdrejtori Lazami bëri të ditur se ky projekt kapital do të ndikojë në rritjen e standardit dhe në zhvillimin e infrastrukturës së sportit në komunën e Gostivarit.

Ky investim është dëshmi e qartë se Agjencia për Rini dhe Sport ndjek një strategji të qartë të zhvillimit të sportit në vend. Me rekonstruimin e stadiumit të ri në Çegranit, sportistët dhe adhuruesit e sportit të kësaj zone do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë fushën dhe të praktikojnë sporte të ndryshme në një mjedis modern dhe funksional.

Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e sportit dhe rekreacionit në vend, duke sjellë një efekt pozitiv në komunitetin lokal dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit.

/BotaSot/

Related posts

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super-ndeshje

admin

Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

admin

Lazio barazon me Veronën – SHQIP.com

admin

Leave a Comment