SHOWBIZ

Butrint Imeri publikon këngën “Diskoteka”

Ashtu siç kishte paralajmëruar artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri ka sjellur këngën më të re.

“Diskoteka” mban titullin projekti më i ri i këngëtarit, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Çelik Lipa, ndërkohë teksti u shkrua nga vetë Butrinti dhe Bardhi.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Puna për videoklip iu besua produksionit “Sekuence” ku Butrint shihet me një stil të veçantë në veshje teksa rrethohet me një numër modelesh joshëse.

Kënga tashmë gjendet e publikuar  në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të artistit.

Theksojmë që kjo është kënga e parë që pas asaj “Lule e dashnisë” që Butrinti solli në janar të këtij viti.

Ndryshe, krahas karrierës Butrinti muajve të fundit ka qenë mjaft i komentuar edhe për lidhjen me ish-partneren e tij Kiara Tito, e cila ishte pjesë e Big Brother VIP Albania.

Ndonëse moderatorja ka krijuar një lidhje të re dashurie me banorin tjetër të shtëpisë së famshme, Luiz Ejlli, ish-çifti ishin në fokus të mediave rozë.

Banner

Related posts

Shën Valentini këtë vit vjen me ndryshime, njihuni me kalendarin javor të tij!

admin

Dhurata të bukura dhe të zgjuara për të dashurit tuaj këtë Shën Valentin

admin

Duke u dhënë ilaçe fëmijëve tuaj për uljen e temperaturës mund të jetë e panevojshme, sipas studimit

admin

Leave a Comment