SHQIPËRI

Dhunoi dhe i shkuli dhëmbët një 60-vjeçari, arrestohet shqiptari në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka vjedhur një 60-vjeçar kinez.

Arrestimi ka ndodhur më 24 prill, ndërsa denoncimi që më 7 korrik të vitit 2022.

Sipas mediave italiane, shqiptari i veshur me rroba të errëta dhe ne kapuç të ulur mbi fytyrë ka ndjekur me makinë viktimën deri në via di Brozzi me një makinë të tipit Mercedes Class A. 

Në vetëm tre minuta ka vjedhur portofolin, katër karta debiti dhe krediti, si dhe dokumentet e identifikimit. Po ashtu mësohet se shqiptari i ka hequr tre dhëmbë kinezit dhe e ka qëlluar në fytyrë dhe trup me grushte

Related posts

Shqiptari vret me sëpatë infermieren

admin

Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

admin

Rrezikohet me burg i riu nga Beogradi, u tha veriorëve të ikin në Serbi nëse s’e njohin Kosovën

admin

Leave a Comment