SHQIPËRI

Zbulohet kush “porositi” vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt, ja si mbahej nën vëzhgim viktima

Të tjera detaje dalin në dritë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt në Lezhë. Të përfshirë në këtë krim janë gjashtë persona.

Njëri prej personave që mbante në vëzhgim Nikulajn është anglezi Steven Hun, ndërkaq shquhet qartë se si e mban nën mbikëqyrje të plotë biznesmenin e ekzekutuar.

Abc News raporton se ata janë zbuluar nga një makinë e tipit “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.

Emrat e personave të përfshirë në krim sipas policisë janë: Edmond Haxhia , Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasësi) dhe 4 shtetas britanikë, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Banner

Related posts

15-vjetori i Kosovës, ​Begaj vizitë zyrtare: Rrugëtimi ynë është përpara

admin

Humb jetën një person në Vlorë

admin

Dyshohet se është futur një drogë vdekjeprurëse në Shqipëri

admin

Leave a Comment