Ky është sezoni i 7-të që trajneri Jurgen Klopp është pjesë e Liverpoolit.
Sezoni aktual nuk ka qenë një nga më të mirët për klubin nga Mersyside .
Liverpooli rrezikon pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet në vendin e 7 të Premier League-s.
Forma jo e mirë e ekipit ka ardhur si pasojë e mungesave të shumta.
Në prag të sfidës me West Hamin në “London Stadium”, trajneri gjerman ka folur me superlativa për sulmuesin Diogo Jota.
Ky i fundit ka arritur të rigjejë formën e mirë, duke shënuar 4 gola në 2 paraqitjet e fundit në kampionat.
“Diogo, është një nga lojtarët më kërcënues që ne kemi, mund të mos jetë më i gjati, por në luftën në ajër është një nga më të rrezikshmit.
Përdor shumë mirë të dyja këmbët dhe është shumë i shpejtë në duelet një kundër një.
Do të kishte shënuar më shumë se 4 gola në rast se nuk do të dëmtohej, sepse Diogo sapo ishte kthyer nga një dëmtim.
Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, pasi ndeshemi kundër një ekipi me shumë të fortë dhe plot histori.
E di që David Moyes bashkë me djemtë e tij do të na e vështirësojnë punën.” – e mbyll deklaratën Klopp.
West Ham – Liverpool do të luhet ditën e enjte, në orën 21:00.
/Botasot/