KOSOVË

Do shkruaja statutin për asociacionin, BE nuk pranoi

Albin Kurti është vetëofruar në Ohër që të shkruante draft-statutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por Bashkimi Europian nuk pranoi.

Këtë e konfirmoi vetë kryeministri, duke shtuar se ndërmjetësuesit e dialogut Prishtinë-Beograd kërkuan që ai dokument të përpilohej nga ekipi menaxhues i caktuar nga marrëveshjet e kaluara.

“Unë kam shprehur gatishmërinë ta bëjë këtë, por aso kohe mu ka thënë se njëherë duhet të bëjë ekipi menaxhues. Ai ekip menaxhues edhe statusin edhe punën e ka jo aq të njohur, megjithatë ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësimit. Ndërsa, unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmëri, ligjshmëri dhe që gjithçka të jetë në funksion me qëllimet dhe parimet tona”, tha Kurti.

Kurti nënvizoi se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë anëtar në këtë ekip menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit. Madje ai tha se ky ekip nuk i është përgjigjur asnjëherë thirrjeve të institucioneve të Kosovës për takim. Më pas fokusin e vendosi tek marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e Ohrit duke shprehur keqardhjen që Serbia nuk tregon gatishmëri për t’i zbatuar ato.

“Duhet të zbatohen në plotësi dhe sa më parë, pra teksti është i qartë dhe duhet të zbatohet. Është për të ardhur keq që pala tjetër ka thënë se do të bëjë zbatim të pjesshëm që është një mënyrë tjetër për të thënë se nuk do të bëjë zbatim”, shtoi ai.

Ndër të tjera, kryeministri konfirmoi se do të takohet së shpejti me ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak, ndërsa pret përcaktimin e agjendës për takimin e nivelit të lartë në Bruksel, ku përballë do të ketë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu përsëriti akuzën ndaj Beogradit se ka ushtruar presion të egër ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. 

Related posts

Po përgatiten autobusë edhe nga Maqedonia e Veriut, nën joshje dhe presion Vuçiqi po tenton organizimin e tubimit më të madh në historinë e Serbisë

admin

Draft-statuti i Asociacionit, kërkohet që fillimisht të vlerësohet nga Kushtetuesja

admin

Shqipëri: Tensione në Parlament/ Opozita bllokon foltoren, protestë para Kuvendit

admin

Leave a Comment