KOSOVË

Sërpska s’e njeh Kosovën, ambasadori i Bosnjës votoi në KE jashtë procedurave

Banner

Presidenti i Republikës Sërpska Milorad Dodik deklaroi se votimi i ambasadorit të Bosnjës në Këshillin e Evropës, ku u pranua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është siç tha ai “dëshmi e shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshjes së Dejtonit dhe Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës”.

“Nëse qëndrimi është i qartë se Kosova nuk njihet, atëherë të gjithë duhet ta trajtojnë kështu. Në Bosnjë dhe Hercegovinë për politikën e jashtme vendos Presidenca, kështu që ai vendim kërkonte edhe pëlqimin e të tjerëve. Ata nuk e respektojnë vetë dhe presin që të tjerët t’i respektojnë”, raporton RTRS.

Ai shtoi se ambasadori i Bosnjës ka votuar pa procedurën dhe pëlqimin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara.

Komiteti i Ministrave të hënën ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KE.

Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina ishin vendet që abstenuan në votimin e djeshëm në këtë organizatë evropiane, ndërsa, Armenia nuk votoi fare.

Vendet të cilat votuan pro pranimit të aplikimit të Kosovës në KE: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Findlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda. Maqedonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar.

Banner

Related posts

Kurti shpërfilli thirrjet për të shuar tensionet! Dhuna në Kosovë mund të përshkallëzohet shpejt

admin

Në zgjedhjet në veri nuk do të marrin pjesë më shumë se 100 serbë

admin

Policia e Kosovës qëndron në veri, nuk kthehet në jug

admin

Leave a Comment