SHQIPËRI

Rama: Nuk flemë gjumë pa e bërë pagën minimale 60 mijë lekë

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi të hënën një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku theksoi se rritja e pagës është domosdoshmëri për të mbajtur fuqinë punëtore.

Rama tha se brenda mandatit të tretë paga minimale do shkojë në 45 mijë, lekë ndërsa objektivi është që të shkohet në pagën minimale 60 mijë lekë.

Teksa theksoi se qeveria nuk mund të detyrojë bizneset private të rrisin pagat, Rama u shpreh se qeveria ka në dorë masa të tjera shtrënguese për të penalizuar bizneset që nuk paguajnë në mënyrë dinjitoze punonjësit.

“Jemi të tretët në rajon për pagën minimale, do e çojmë 45 mijë lekë brenda mandatit dhe nuk flemë gjumë pa e çuar në 60 mijë. Ne nuk e imponojmë dot biznesin për pagat, por ne nuk do iu japim asnjë leje ndërtimi kompanive që nuk u japin paga jo dinjitoze punonjësve siç i ka tregu që e njohim. Nuk do t’i fusim në asnjë tender”, tha Rama./Insajderi

Banner

Related posts

Abort sepse janë vajza/ Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë

admin

Nëntë kosovarë helmohen nga një material kimik në një hotel në Shëngjin

admin

“U shkel dinjiteti”/ Tërhiqen nga gara kandidati për kryetar bashkie në Korçë dhe të gjithë kandidatët për Këshillin Bashkiak

admin

Leave a Comment