KOSOVË

Kryetari i KQZ-së: Zgjedhjet në veri përfunduan pa asnjë incident

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se sot procesi zgjedhor në katër komunat veriore të vendit ka përfunduar pa ndonjë problem.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se procesi ka përfunduar me kohë në të gjitha qendrat e votimit.

“Anëtarët e KQZ-ës tani janë duke e bërë numërimin e të gjitha votave, besoj që rezultatet preliminare do të publikohen pas orës 20:00”, ka thënë Radonqiqi.

Radonqiqi ka njoftuar edhe për numrin e votuesve në këto qytete, që janë si në vijim: Në Leposaviq kemi 141 votues apo 1.06 për qind, në Zubin Potok kemi 385 votues apo 5.78%, në Zveçan kemi 204 votues apo 2.92%, si dhe në Mitrovicën e veriut kemi 837 votues apo 4.62%.

The post Kryetari i KQZ-së: Zgjedhjet në veri përfunduan pa asnjë incident first appeared on TV21.

Banner

Related posts

Lirimi i tre policëve të Kosovës. Kryeministri hungarez merr meritat

admin

Kryetarët Lladrovci, Muhaxheri dhe Muharremi takojnë kryetarin e Eppingenit në Gjermani

Gjyla Halili

Kurti po e vonon qëllimisht takimin me mua në Bruksel

admin

Leave a Comment