AKTUALE

Deri 15 mijë denarë mbështetje financiare për blerjen e biçikletave dhe trotineteve

Qyteti i Shkupit deri të mërkurën do të pranojë kërkesa nga qytetarët me rrezik social që janë banorë të Shkupit për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen publike kanë qytetarët me rrezik social – banorë të qytetit të Shkupit (në komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Voda, Saraj, Qendër, Çair dhe Shuto Orizare), që do të blejnë biçikletë ose trotinet elektrik të ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 01.01. deri më 26.04. të vitit aktual”, shkruan në Konkurs.

Aplikimet duhet të bëhen në Arkivin e Qytetit të Shkupit çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:00.

“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 100% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 11.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe për trotinet elektrik jo më shumë se 15.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, theksohet në Thirrjen publike.

Qyteti i Shkupit sqaroi që kjo mbështetje është për qëllim realizimin e përkujdesjes sociale dhe mbrojtjen e qytetarëve me rrezik social.

Banner

Related posts

Ferhat Dinosha:”Malësia do të ngelet shqiptare,ashtu siç e ka fal Zoti”

admin

Taravari i bindur se do të hyjë në rrethin e dytë

Gjyla Halili

Escobar largohet nga posti i tij për Ballkanin, Hovenier: Kisha nderin të punoj për të avancuar qëllimet në dialog

Gjyla Halili

Leave a Comment