Stadiumi “Biljanini Izvori” në Ohër të dielën është arena ku do të zhvillohet derbi sezonal në Ligën e Dytë të Maqedonisë së, Veriut, ku edhe mund të vendoset se cila ekip do të jetë pranë kualifikimit në elitën e futbollit Voska Sport apo Vardari.
Por për fatsin e keq të tifozëve kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut në tribunat e stadiumit.
Megjithatë është shumë e vërtet se në kë ndeshje cilësia është në anën e ekipit të Voska Sport duke pasur para sysh rezultatet e shënuara deri në këtë pjesë të kampionatit.
Trajneri i skuadrës vendase Berat Imeri në deklaratën e tij për TV KlanMacedonia, është mjaftë kujdesshëm por megjithatë shprehet optimist se me angazhimin maksimal të të gjithëve mund të vinë te realizimi I qëllimit për të vazhduar rrugëtimin drejtë elitës së futbollit.
“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndeshje derbi ndemjet dy ekipeve pretendente për vendin e parë. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mendoj se me angazhim maksimal do ja arrijmë të fitojmë tri pikë shumë, shumë të rëndësishme.
Duhet të jemi të qetë e të kujdesshëm, të luajmë mirë në dy drejtime edhe në ofanziv edhe në defanziv edhe ajo e cila është me e rëndësishme të japim gjithçka nga vetvetja”, – deklaroi Berat Imeri trajner i ekipit Voska Sport.
Ndeshja Voska Sport– Vardari, fillon në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri Stojançe Stojanov nga Shtipi. Në ndeshjet tjera të javës së 25-të takohen: Belasica – Pelister, Besa – Arsimi, Kamenica Sasa – Ohri, Karaormani – Boreci, Gostivar – Kozhufi, Lokomotiva – Detonit Plaçkovica dhe Slloga Vinicë – Teteksi
Tabela: 1.Voska Sport 59 pikë, 2.Vardari 56, 3.Gostivari 55, 4.Pelisteri 50, 5.Detonit Pllaçkovica 41, 6.Besa 36, 7.Arsimi 36, 8.Ohri 34, 9.Bellasica 32, 10.Karaormani 31, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 21, 13.Kamenica Sasa 18, 14.Slloga Vinicë 17, 15.Teteksi 15, 16.Boreci 2 pikë.
/BotaSot/