SHQIPËRI

Rama “harron” operacionin, kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës

Pesë ditë pasi kreu një operacion, kryeministri Edi Rama i është kthyer fushatës elektorale ku dhe ia ka marrë “valles” me banorët e Kamzës.

Gjatë takimit me socialistët në Kamëz, Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysh duke qënë se sipas tij ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën.

Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

Më pas, ai nis e kërcen me një grua të moshuar, duke bërë disa lëvizje me duar, e duke harruar operacionin.

Banner

Related posts

Rëndohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

admin

Kosova 15 vite shtet/ Presidenti Begaj: I tregoi botës se di të jetë faktor stabiliteti për paqen, ka demonstruar me fakte pjekurinë

admin

Vuçiq diskuton me Cholletin, Kosova temë diskutimi

admin

Leave a Comment