Një studim ka prezantuar një teknologji të re që do të kompensojë harresën e marrjes se ilaçeve. Vetëm një injeksion do të kërkohet në fillim të trajtimit dhe mikro grimcat e mbushura me ilaç do ta lëshojnë atë në trup sipas nevojës.
Vlerësohet se gjysma e njerëzve që vuajnë nga sëmundje kronike nuk i marrin barnat e tyre në mënyrë korrekte, me këtë metodë mjafton një injeksion dhe do të jenë mirë për muajt e ardhshëm.
Ideja e kapsulimit të barnave në mikro grimca që treten me kalimin e kohës nuk është e re, por kjo teknologji është shumë më e avancuar dhe më e gjithanshme.
Quhet PULSED (nga Particles Uniformly Liquified and Sealed to Encapsulate Drugs ) dhe përdor printim 3D me rezolucion të lartë dhe litografi të butë (një grup teknikash litografike që përdorin materiale elastomerike) për të prodhuar një seri prej mbi 300 mikrogrimcash cilindrike biodegraduese dhe jo toksike, mjaft e vogël për t’u injektuar përmes një injeksioni.
Këta cilindra të vegjël janë bërë nga një polimer i quajtur PLGA, i cili përdoret gjerësisht në trajtimet klinike mjekësore. Pasi të mbushen me ilaçe, ato mund të lëshojnë dozat e nevojshme më shpejt. Lëshimi mund të zgjasë nga 10 ditë deri në pesë javë.
PULSED ende nuk është testuar për lëshime që zgjasin disa muaj, por sipas studimeve të mëparshme laboratorike, teknologjia mund të funksionojë deri në gjashtë muaj pas injektimit fillestar.
Një aspekt i rëndësishëm është se madhësia e mikro grimcave cilindrike (nga 400 deri në 100 mikron në diametër) i lejon ato të qëndrojnë pikërisht në vendin ku janë injektuar, një veçori shumë e dobishme për shpërndarjen e vazhdueshme të dozave të një ose më shumë barnave në një zonë specifike.
Një terapi e tillë e synuar do ta bënte kimioterapinë më efektive duke reduktuar efektet anësore duke dhënë doza pikërisht aty ku nevojiten.