SHOWBIZ

“Emmy Awards” shtyhet për shkak të grevave në Hollivud

Ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” është shtyrë zyrtarisht për katër muaj, tani e vendosur të transmetohet më 15 janar 2024, mes një greve të vazhdueshme në Hollivud të aktorëve dhe skenaristëve.

Çmimi, ekuivalenti televiziv i Oscars zhvillohet historikisht çdo vit në ose rreth shtatorit, duke manifestuar serialet më të mëdha dhe ekipet e tyre.

Këtë vit, me aktorët dhe skenaristët e filmave dhe serialeve në grevë, ata nuk janë të disponueshëm për të bërë fushatë për serialet e tyre ose për të kryer intervista promovuese para ceremonisë.

Akademia e Televizionit dhe transmetuesi Fox kanë njoftuar datën e re të enjten, duke konfirmuar raportet e mëparshme në lidhje me shtyrjen.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ceremonia e 75-të e “Emmy Awards” do të transmetohet të hënën, më 15 janar 2024”, ka thënë një zëdhënës i Fox. /kp

Banner

Related posts

As edhe 24 orë nga publikimi, Ledri dhe Mozzik grumbullojnë rreth 2 milionë shikime

admin

Pajtohen Kiara dhe Efi, i japin përqafim njëra tjetrës mes lotësh: E sqarojmë jashtë atë që ndodhi

admin

“Luizi donte të më mbronte”, Kejvina rrëfehet pas daljes nga BBV: Dronin ia dërgova për t’i thënë që…

admin

Leave a Comment