SHQIPËRI

Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë pasagjeri 15-vjeçar

Banner

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e drejtuesit ka ndodhur në afërsi të Çifligut në Korçë.

Rreth orës 12:05, ndërsa udhëtonin në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan,  duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin  dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra të dy  janë dërguar në spitalin e Korçës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.

Banner

Related posts

Në zgjedhje pa seli? Alibeaj mesazh Berishës: Lironi zyrat, ligjërisht i takojnë PD-së!

admin

Rama takim me Begajn, kryeministri: I propozova emërimin e Vlora Hysenit drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar

admin

Rritja e pagave për FA, Rama: Do të jemi në mesataren e lartë të NATO-s brenda pak vitesh

admin

Leave a Comment