SHOWBIZ

Publikohet një pjesë e këngës së përbashkët të Stresit dhe Noizyt

Dy reperët të njohur shqiptarë, Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë për një projekt të ri.

Dyshja që kanë krijuar miqësi pas vitesh pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin, po vijnë me një këngë të re, të cilën e paralajmëruan përmes një postimi në Instagram.

Ishte Rigels Rajku (emri i plotë) ai që ndau një video të shkurtër nga studio muzikore të shkëputur nga kënga e re.

“Kur vim na?”, ka shkruar Noizy në mbishkrim duke etiketuar Stresin në postim.

Të dy rap-artistët nuk kanë zbuluar më shumë detaje, megjithatë projekti po pritet me padurim nga fansat e tyre.

Ndërkohë, kujtojmë që Noizy aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Alpha”, që e solli më 7 prill, në të cilin u përfshin shumë duet me artistë shqiptarë.

Ndërsa, ky projekt do të jetë i pari për Stresin pas shpalljes së tij fitues në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Banner

Related posts

Efi për Luizin: Nuk i interesoj unë, mundohet të mos krijojë afrimitet me mua sepse…

admin

Sezoni i dytë i “Më lër të flas”/ Nga sot, çdo të premte në orën 21:00 në Top Channel

admin

Dieta e shumëpërdorur nga Kim dhe Kourtney Kardashian dyfishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

admin

Leave a Comment