SHQIPËRI

Tronditet Shëngjini, si u ekzekutua në mes të qytetit kandidati për deputet me dy mbiemra

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shëngjinin mesditën e sotme, pasi është ekzekutuar me armë zjarri Ardjan Nikulaj.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se Nikulaj është ekzekutuar në pedonale të Shëngjinit ndërsa ndodhej në lokalin e tij “Coral”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për rastin, ndërsa po merr nën mbikqyrje administrimin e kamerave rreth zonës.

Ardian Nikulaj njihet si biznesmen i fuqishëm në zonë, por ai ka qenë dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e kaluara nën logon e PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi.

Nikulaj rezulton të ketë ndryshuar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku.

Banner

Related posts

“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

admin

Videoskandali erotik i Safet Gjicit, reagon qeveria

admin

Pushuesi goditet nga fadroma në Pogradec – 53 vjeçari merr dëmtime në kokë e shpatull

admin

Leave a Comment