KOSOVË

Kosova ta formojë Asociacionin me kompetenca thelbësore, pastaj ne do ta përmbushim pjesën tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, tha se tani po thuhet shpesh se është e rëndësishme të fillohet procesi i formimit të Asociacionit.

“Puna është se ju formoni Asociacionin me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës. Nuk ka lojë. Vetëm kur ta përmbushni, ne do ta përmbushim pjesën tonë”, deklaroi Vuçiq, përcjell portali tv21.tv

Vuçiq tha se ndoshta Serbia do të bëjë diçka në mënyrë të njëanshme në shenjë vullneti të mirë, por se kjo nuk ka të bëjë fare me obligimin e Prishtinës.

“Është një detyrim që nuk është nënshkruar në shkurt ose më vonë por që ekziston që nga 19 prilli 2013”, nënvizoi ai.

Gjatë kësaj konference, Vuçiq përsëriti qëndrimin e tij se Serbia nuk do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“ Serbia do të përmbushë atë që ka thënë se do të bëjë, por që nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në agjencitë e specializuara dhe institucionet e OKB-së se për këtë kam informuar qartë të gjithë pjesëmarrësit në negociata dhe palën tjetër.”, tha ai./21Media

Related posts

Mali i Zi s’do të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

admin

Serbia i kërkon KE-së të heqë vizat edhe për serbët e Kosovës

admin

Tensione në veri të Kosovës, Serbia ngre gatishmërinë luftarake

admin

Leave a Comment