Chelseat do t’i duhet të tregojë njërën nga paraqitjet më të mira në histori të klubit nëse dëshiron që të përmbysë deficitin prej dy golave në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Ndeshja e sotme e cila zhvillohet në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00 do të jetë ndeshja e kthimit mes dy skuadrave, ku në “Santiago Bernabeu” Reali e mposhti Chelsean 2:0.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kampionatet e tyre, Chelsea u mposht 2:1 nga Brightoni, kurse Reali shënoi fitore 2:0 ndaj Cadizit.
Fakt interesant është që Reali ka fituar katër përballjet e fundit në garat evropiane në të cilat kishte shënuar fitore 2:0 si vendas.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Aubameyang, Badiashile, Broja, Chilwell, Koulibaly dhe Madueke, kurse te Reali mungon vetëm Ferland Mendy.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Chelsea (4-3-3): Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Joao Felix
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr
/BotaSot/