KOSOVË

Nikolla Dimitrov i ftuar në iftarin e organizuar nga Behgjet Pacolli dhe Halil Kastrati

Ish-ministri i Jashtëm i RMV-së, Nikolla Dimitrov, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me biznesmenin e njohur nga Kosova, Behgjet Pacollin, ku ndër të tjera shkruan: “me mikun tim të dashur, Behgjet Pacollin, në iftar në Shkup, në muajin e shenjtë të mirësisë, mëshirës, ​​dashurisë dhe faljes.”

Iftari i shtruar në Shkup, ku morën pjesë më shumë se 1.200 persona, u organizua nga fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit.

“Ishim mbi 1200 pjesëmarrës dhe kaluam momente të mira. Ju falemenderit dhe ju dëshiroj agjërim të pranuar. Zoti ju shpërbleftë! Falënderoj po ashtu të gjithë sponsorizuesit e kësaj mbrëmje: Besim Rexhepaj, Bankën Ekonomike, Mabetex Group, Siguria, M-Technologie dhe IMK në Ferizaj që mundësuan këtë Iftar.”- shkruan Behgjet Pacolli në fejsbuk.

Banner

Related posts

Hapat e qeverisë së Kosovës në veri janë në drejtimin e duhur, por duhen veprime shtesë

admin

PD “sërish” në dorë të Bashës

admin

​Forcat rezervë të Turqisë do të largohen nga Kosova pas kryerjes së misionit

admin

Leave a Comment