SPORT

Napoli sfidon Milanin, Chelsea synon rikthimin ndaj Real Madridit

Sot, do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Napoli pret Milanin në një ndeshje të tensionuar, duke filluar nga ora 21:00.

Rossonerët e kanë epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë, teksa napolitanët do të synojnë historinë – kualifikimin për herë të parë në një gjysmëfinale të kësaj gare.

Në ndeshjen tjetër Chelsea i bën konak Real Madridit, fituesit aktual. Madrilienët në sfidën e parë triumfuan me rezultat 2-0, dhe janë afër një gjysmëfinale tjetër.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Stamford Brigde”, me fillim nga ora 21:00.

/BotaSot/

Banner

Related posts

New Basket në finale me Borën

admin

Liga e Evropës: Këto janë rezultatet komplete

admin

Partnerja e De Jong ironizon me tifozët e Manchester United (FOTO)

admin

Leave a Comment